Son i shpëton shërbimit ushtarak

Koreja Jugore ka arritur që ta mposhtë Japoninë me rezultat 2:1, në finalen e Lojërave Aziatike.

Përveç gëzimit të skuadrës, këtë fitore e shijon në mënyrë të veçantë Heung Min Son.

Anëtari i Tottenham Hotspur e kishte si kusht nga shteti që t’i siguronte kombëtares një sukses në lojërat ndërkombëtare.

Pas dështimit në Kupën e Botës, ky ishte treni i fundit për Son.

Son arriti që me sukses ta bartë skuadrën drejt medaljes së artë. Ai tashmë është liruar nga obligimi i shërbimit ushtarak, shërbim i cili do ta linte 2 sezone jashtë fushave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here