Alissoni e sqaron gabimin kundër Leicesterit

Portieri i Liverpoolit, Alisson, e ka pranuar gabimin e tij në ndeshjen e zhvilluar dje kundër Leicesterit, por ka thënë se mbrojtësi Virgil Van Dijku ia kishte pasuar keq dhe se Kelchi Iheanacho i kishte bërë ndërhyrje të palejueshme.

Braziliani kishte arritur ta mbajë portën e Liverpoolit të paprekur për tri ndeshje radhazi, por në ndeshjen të cilin skuadra e tij e fituan me rezultat 2-1 kundër Leicester, ai u ndëshkua për gabimin e tij dhe e prishi rekordin e tij.

Pasi e kishte marrë topin nga një pasim të mbrojtësit Virgil van Dijk, 25-vjeçari e mbajti topin për një kohë të gjatë dhe tentoi të driblojë me topin, por lojtari i Leicesterit, Kelechi Iheanacho, ia mori lehtësisht topin dhe e pasoi menjëherë të Rachid Ghezzal, i cili arriti ta përgjysmojë rezultatin.

Ky gabim i dha vetëbesim skuadrës së Leicesterit se ata mund të marrin pikë nga kjo ndeshje, mirëpo përkundër përpjekjeve një gjë e tillë nuk u arrit.

“E gjykova keq, bëra gabim në kuptimin e lojës. Doja të vazhdonim lojën dhe të mbanim topin. Tani, të gjithë do ta analizojnë këtë. Unë do të jem budalla dhe ta përsëris këtë gabim”, ka thënë Alisson.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona. Loja me këmbë është pjesë e imja por unë nuk do të jem arrogant dhe t’ju them se do të vazhdoj ta bëjë këtë gjë. Nëse është e nevojshme, atëherë driblimi do të jetë opsioni im i fundit”.

“Për fat të keq, sot ky gabim shkaktoi golin. Unë mendoj se ishte ndërhyrje e palejueshme por nuk dua ta fajësojë këtë gjë. Topi nuk u pasua mirë. Biseduam për këtë gjë në dhomën e zhveshjes dhe i thashë edhe Virgilit. Por, unë duhet ta kisha gjuajtur atë larg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here