BBC zbulon: Ronaldo është shkaktari i konfliktit mes Mourinhos dhe kryesisë së United

Jose Mourinho nuk e ka filluar mirë sezonin e ri në Premier League, ndërsa mediat angleze vazhdojnë të spekulojnë se portugezi është pranë shkarkimit.

Mediat angleze për një kohë të gjatë shkruajnë për luftën mes Mourinhos dhe kryesisë, për shkak se kryesia e Djajve të Kuq nuk i plotësuar listën e kërkesave portugezit.

Special One kishte disa lojtarë në listën e tij, por pasiqë kryesia nuk ia plotësoi kërkesat ai filloi me kritika ndaj tyre.

BBC ka zbuluar shkakun e konfliktit mes tyre. Kryesia e United ka dashur që ta transferojë Ronaldon në Old Trafford, por Mourinho ka qenë kundër transferimit të portugezit.

E gjithë kjo ka sjellur në mosmarrëveshje mes tij dhe kryesisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here