Kalidou Koulibaly ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare me nënkampionin e Italisë, Napoli.
Mbrojtësi ishte përfolur për një kalim të mundshëm tek skuadra e Chelsea, mirëpo rreth të ardhmes së tij u vendos gjithçka me kontratën e re.
Pas kalimit të Maurizio Sarrit në Chelsea, drejtuesit e Napolit ishin të frikësuar se mbrojtësi mund të joshej nga trajneri dhe t’i bashkohej londinezëve.
Mirëpo, tashmë kontrata e senegalezit është vazhduar deri më 30 korrik 2023 dhe Ancelotti mund të llogarisë në shërbimet e 27 vjeçarit.