Lacazett i jep fitoren Arsenalit ndaj Cardiff (VIDEO)

Arsenal ka vuajtur por në fund ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e katërt të sezonit, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 ekipin e porsa ngjitur në Premier League, Cardiff.

Ishte një ndeshje e vështirë për Topçinjtë, të cilët kanë shfaqur sërish probleme të mëdha në prapavijë, me Cardiff që nuk kishte shënuar në tri ndeshjet e para por përballë mbrojtjes së Arsenal gjeti rrjetën plot dy herë.

Arsenal kontrollon lojën dhe krijon raste por nuk arrin t’i shfrytëzojë siç duhet, ndërsa Cardiff nuk ka falur në ato pak mundësi që i është dhënë. Gjithsesi, në minutën e 81’ Lacazette, i cili për të parën herë luajti si titullar, arrin të kalojë për të tretën herë në avantazh të tijtë. E treta e vërteta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here