Lopetegui: Benzema mund të shënojë 40 gola këtë sezon

Karim Benzema ka shënuar 4 gola në tre ndeshjet e para të La Liga dhe traineri i Realit, Julien Lopetegui beson se francezi mund të vazhdojë me këtë ecuri.

Benzema duket se është rikthyer në formën e duhur, pasiqë drejtimin e skuadrës e morri Lopetegui.

Traineri i Realit, Lopetegui është pyetur se a ka gjasa që Benzema të jetë golashënuesi më i mirë në këtë sezon.

“Pse mos të shënojë Benzema 30-40 gola? Golat vijnë si rrjedhojë e punë së skuadrës. Benzama ka qenë gjithmonë futbollist i mirë dhe do të mbetet. Ai është i lumtur që po e ndihmon skuadrën”, është shprehur Lopetegui.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here