Ariedo Braida, ka paralajmëruar se nuk do të jetë i lehtë ballafaqimi me Interit

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka paralajmëruar se nuk do të jetë i lehtë ballafaqimi me Interit, mirëpo klubi katalonas nuk i frikësohet askujt.

Barcelona dhe Interin do të jenë në grupin e njëjtë në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kjo do të jetë përballja e dy klubeve pas 8 vjetëve që nga koha kur Interi e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për ta fituar pastaj titullin në finale kundër Bayern Munichut.

“Barcelona e di që është njëra ndër skuadrat më të mira në botë”, ka thënë ish-drejtori sportiv i Milanit.

“Ndeshjet e lehta ekzistojnë vetëm në teori. Duhet të përgatitesh mirë për secilën ndeshje”.

“Pa dyshi, kur ke lojtarë  të nivelit si Lionel Messi dhe Coutinho. Është e qartë që rruga e jonë është më e lehtë”.

“Në futboll ka gjithmonë surpriza, kjo është e bukura e lojës. Shpresoj që Barça do t’i mposht të dyja, Interin dhe Tottenhamin”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here