Luis Suarez: Jam penduar që kam luajtur kundër Leganes para ndeshjes me Romën

Duket se te Barcelona ende nuk e kanë harruar eleminimin nga Roma sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka deklaruar se është penduar që ka lujatur 90-të minuta ndaj Leganes, tre ditë para ndeshjes me Romën.

Pas fitores në ndeshjen e parë 4-1, Katalanasit u surprizuan nga Roma duke u mposhtur 3-0 në kryeqytetin italian.

“Jam me të vërtetë i penduar që luajta ndaj Leganes”, ka deklaruar Suarez për RAC1.

“Unë luajta gjatë gjithë ndeshjes edhe pse kishim mjaftë pikë epërsi në kampionat”, tha ai.

Suarez e ka nisur mirë sezonin e ri duke shënuar dy gola ndaj Huesca.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here