Serbët në qiellin e shtatë: Xhaka dhe Shaqiri kërkojnë falje për festimin e tyre me shqiponjë

Federata e Futbollit Zviceran ka bërë me dije se nuk do ta tolerojë sjelljen e Xhakës dhe Shaqirit.

Në mbledhjen e përfaqësueses së Zvicrës morrën pjesë i gjithë stafi teknik dhe lojtarët.

Gjatë mbledhjes mediave  i janë drejtuar Xhaka dhe Shaqiri.

Dy shqiptarët kanë kërkuar falje për veprimin e tyre në ndeshjen ndaj Serbisë.

“Do të ishte e tepërt ta bënim edhe njëherë një gjë të tillë. Nuk do të përsëritet edhe një herë”, ka deklaruar Xhaka.

“Kërkoj falje nëse i kam lënduar tifozët që e kanë ndjekur ndeshjen në tribuna”, ka thënë Shaqiri.

Federata e Futbollit Zviceran ka marrë masa dhe nuk do ta tolerojë edhe një herë një veprim të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here