Ronaldo me sy të nxirë në stërvitje (FOTO)

Cristiano Ronaldo është stërvitur me një sy të nxirë ditën e mërkurë.

Ish-ylli i Real Madrid, i cili mori një goditje në fytyrë fundjavën e kaluar në ndeshjen e fituar 2-1 nga Juventus në Parma, ka vendosur të mos grumbullohet me Portugalinë për të vazhduar përgatitjet e tij fizike pasi ka humbur pjesën më të madhe të punës së bërë nga bardhezinjtë gjatë fazës përgatitore.

Teksa shokët e tij të kombëtares po përgatiten për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Italisë, Ronaldo ka punuar në stërvitje në krah të Sami Khedira-s, i cili nuk është grumbulluar nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here