Lojtari i Realit sulmon ashpërt Zidane

Mesfushori i Realit, Dani Ceballos nuk e ka fshehur gëzimin që Zidane është larguar nga stoli i Mbretërve.

Ceballos ka sulmuar francezin duke deklaruar se ai do ishte larguar nga Reli në rast se Zidane do të qëndronte në Santiago Bernabeo.

“Zidane nuk ma dha asnjëherë rastin që të tregoj kualitetet e mija. Kam punuar shumë, mundohesha shumë, por e kuptova se kjo ishte e pamundur. Shënova dy gola dhe ndeshjen e ardhshme luajta vetëm një minutë. Kam patur momente kur ndjehesha i humbur”, ka deklaruar Ceballos.

“Në një moment e pyeta atë pse nuk po luaj dhe ai më tha se i vlerëson lojtarët që i ka në dispozicion. Në një moment Modric dhe Kroos ishin të lënduar, mirëpo ai e ndërroi tërësisht formacionin dhe nuk ma dha rastin. Nuk e dija që do të largohej, por në rast se do të qëndronte te Reali, atëherë unë do të largohesha”, shtoi Ceballos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here