Manchester United futet në garë për mbrojtësin e Atletico Madrid

Manchester United dhe Real Madrid janë në garë për mbrojtësin e Atletico Madrid.

Manchester United nuk realizoi asnjë transferim gjatë merkatos së verës dhe në shënjestrën e djajve të kuq është mbrojtësi i Atleticos, Lucas Hernandez.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka kontratë me Colchoneros deri në vitin 2024, ndërsa klauzola e tij është 80 milionë euro.

Në garë për 22-vjeçarin është edhe Reali i Madridit.

Hernandez mund të luajë si qendër mbrojtës dhe si mbrojtës i krahut të majtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here