Mandzukic nuk e harroi fotografin të cilin e ‘shtypi’ në Botëror: Kjo është dhurata që kroati ia bëri atij

Sulmuesi i Juventus Mario Mandzukic i ka bërë një dhuratë fotografit të cilit i hipi sipër gjatë festimit të golit të fitores ndaj Anglisë.

Lojtari i përfaqësueses kroate shënoi golin e minutave të fundit ndaj Anglisë, dhe shkoi pranë tifozëve për të festuar.

Gjatë festimit të golit, ku u mblodhën edhe shokët e ekipit të Mandzukic, fotografi që ishte pranë duhet të duronte peshën e disa prej lojtarëve teksa ishte shtrirë në tokë.

Ai është ftuar për të vizituar vendin ballkanas dhe ka marrë një fanellë të lojtarit si dhuratë. Por jo vetëm nga Mandzukic, edhe Luka Modric kishte lënë një fanellë të tijën për të.

Bashkë me fanellën ishte edhe një shkrim: “Shpresoj të shijosh udhëtimin në Kroaci me familjen.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here