Sneijder i jep fundë karrierës me Kombëtaren e tij

Në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, Holanda do të sfidojë Perunë në sfidën e lamtumirës së Wesley Sneijder.

Në moshën 34-vjeçare ish mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit do të luajë ndeshjen e tij të fundit me portokallinjtë.

Deri tani Sneijder numëron 133 paraqitje dhe 31 gola të realizuar dhe është lojtari më më shumë ndeshje të luajtura me përfaqësuesen tulipane një pozicion që nuk do tia kërcënojë askush për një kohë të gjatë. Holanda e Ronald Koeman do të përpiqet të tregojë sot se në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret e Euro 2020 do të vijë ndryshe dhe mbi të gjitha me dëshirë dhe shumë grintë për mos munguar në një tjetër kompeticion madhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here