Hysaj – Napoli, deri më 2021

Elseid Hysaj ka ofertë për vazhdimin e kontratës në Napoli.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se mbrojtësi shqiptar është në negociata me klubin nga San Paolo, për të konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra nga Serie A deri më 2021.

Hysaj ishte objektiv i disa klubeve të mëdha evropiane, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ai mbeti në Napoli duke vazhduar të jetë titullar te skuadra e trajnerit të ri, Carlo Ancelotti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here