Në Bernabeo do të luhet samba: Perez me 200 milionë euro nis epokën e re te Reali

Diçka e çuditshme po ndodh me Realin dhe me Florentino Perez kohëve të fundit. 

Mbretërit nuk e kanë më politikën e vjetër të transferimeve, ku transferoheshin vetëm më të mirët.

Mediat spanjolle shkruajnë se vizioni i ri i Perezit janë lojtarët brazilian.

Reali qysh verën e kaluar siguroi shërbimet e talentit brazilian, Vinicius Junior, për shifrën e 45 miliona eurove.

Verën aktuale Reali transferoi Rodrigo Goesa nga Santos. 17-vjeçari në Brazil konsiderohet si Neymari i ri.

Por kjo nuk është e gjitha, Mbretërit dëshirojnë edhe transferimin e Pedro Guilherme. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçarë të Fluminese, i cili së shpejti pritet të debutojë me përfaqësuesen e Brazilit.

Për fund, Perez është i gatshëm ta transferojë yllin e kampionatit brazilian, Lucas Paqueta.

Paqueta është nën shënjestrën e Milanit dhe PSG, por Los Blancos janë të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e tij prej 50 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here