Roma dhe Barcelona përsëri përball njëra tjetrës, kësaj rradhe objektivi De Jong

Gjiganti italian Roma ka shitur disa nga yjet kryesorë gjatë afatit kalimtar të verës.

Radja Nainggolan, Kevin Strootman dhe Alisson Becker ishin largimet e mëdha nga Giallorosët.

Por duket se drejtori sportiv i Romës, Monchi do të tentojë të bëjë edhe një transferim nga Ajaxi.

E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka shkruar se Roma është gati t’ia rrëmbejë një objektiv Barcelonës.

Pasi humbën betejën për Malcomin nga Barcelona, kryeqytetasit italian janë gati t’i hakmerren katalunasve.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshme spanjolle, drejtori sportiv i Romës, Monchi ka nisur bisedimet me Ajaxin për talentin holandez.

21-vjeçari ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me gjigantin holandez dhe është bërë ndër lojtarët më të kërkuar.

De Jong luan si mesfushor defensivë por mjaftë mirë paraqitet edhe në qendër të mbrojtjes.

Kjo ka bërë që Roma të insistojë për transferimin e tij dhe verdhekuqtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për të.

Kontrata e reprezentuesit holandez me Ajaxin skadon në verën e vitit 2022, ndërsa në garë për të janë edhe Borussia Dortmund, Tottenham dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here