Surprizon Sane: Largohet nga përfaqësuesja e Gjermanisë!

Futbollisti i Manchester Cityt është përsëri në qendër të vëmendjes.

Leroy Sane sezonin e kaluar shpërtheu me Manchester Cityn dhe në fund të sezonit u shpall lojtari i ri më i mirë në Premier League.

Edhe përkundër kësaj, Joachim Low nuk e ftoi atë në Botërorin e Rusisë.

Sane u ftua përsëri në kombëtaren e Gjermanisë dhe luajti mbrëm ndaj Francës, mirëpo sot është larguar nga hoteli i përfaqësueses dhe nuk do të jetë në dispozicion të Low për ndeshjen e rradhës.

Lajmin e ka bërë Federata e Futbollit të Gjermanisë nëpërmjet Twitterit, ku shkruan se pas një bisede mes Low dhe Sane ai është larguar nga përfaqësuesja për arsye private dhe nuk do të jetë në dispozicon të Pancerave ndaj Perusë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here