Barcelona interesohet për yllin e Sassuolos

Ylli i Sassuolo-s Domenico Berardi është kthyer në një objektiv serioz i Barcelona-s në merkato, këtë e pretendon media spanjolle.

Sipas Sport, Blaugrana i kanë vënë syrin Berardi-n që në merkaton e verës.

Ai shihet si një alternativë e Luis Suarez në treshen e sulmit.

Por edhe Roma ka kohë që vëzhgon nga afër 24-vjeçarin, sidomos teksa do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij Eusebio Di Francesco dhe shokun e ekipit Lorenzo Pellegrini.

Berardi ka shënuar 68 gola me 46 asiste në 196 ndeshje me Sassuolo-n.

Problem ka qenë gjithmonë temperamenti i tij, teksa ai ka marrë pesë kartonë të kuq dhe 4 të verdhë gjatë karrierës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here