Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka deklaruar se do të dëshironte që karierën ta përfundojë në SHBA.
Antoine Griezmann ka deklaruar se do ta pranonte kërkesën e David Beckham, nëse ai e fton francezin te Inter Miami.
Inter Miami është klubi i ri i David Beckham, që do të fillojë garimin në MLS nga viti 2020.
“Nëse Beckham më fton te klubi i tij, do ta pranoja ftesën e tij”, u shpreh francezi për LEquip.
“Dëshiroj që ta përfundoj karierën në SHBA, por ende nuk e di se në cilin klub, Miami apo Los Angeles.”
“Janë dy qytete fantastike. Më pëlqen mentaliteti dhe kultura amerikane.”