Italianët e konfirmojnë: Dybala e ka ndërruar vendimin!

Ylli i Juventusit, Paolo Dybala edhe gjatë kësaj vere ishte i lidhur me disa gjigantë europian, por në fund vendosi të qëndrojë në Torino.

Kur Ronaldo arriti në skuadër ishte e qartë se njëri nga sulmuesit e Juventusit duhet të largohet nga skuadra dhe ishte Higuain ai i cili u transferua te Milani.

Sipas mediave italiane edhe Paolo Dybala po mendon rreth largimit të tij nga Torino.

Mediat italiane shkruajnë se Dybala nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër pas arritjes së Ronaldos. Argjentinasi thuhet se ka kërkuar edhe largimin në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here