Skandal në Spanjë: Asgje nga ndeshjet në SHBA?

Kurth spanjoll…

Presidenti i asosiacionit futbollistik në Spanjë, Luis Rubiales  e ka akuzuar presidentin e La Liga, Javier Tebas për idenë e zhvillimit të ndeshjeve në SHBA.

Rubiales ka bërë të ditur se pa aprovimin e asosiacionit, ndeshjet e La Ligas nuk mund të zhvillohen në SHBA edhe pse kontrata është nënshkruar.

Tebas ka nënshkruar një kontratë 15-të vjeçare me një kompani amerikane, kur parashikohet zhvillimi i disa ndeshjeve të La Liga-s në SHBA.

“Veprimi i Tebas e dëshmon faktin se ai nuk e rrespekton fare Asosiacionin Futbollstik në Spanjë dhe lirisht mund të them se kontrata pa aprovimin tonë nuk është e vlefshme’, është shprehur Rubijales.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të vlefshme 200 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here