Enrique para ndeshjes me Kroacinë zbulon se kush është futbollisti më i mirë në botë sipas tij

Traineri i Spanjës, Luis Enrique debutoi me fitore ndaj Anglisë me rezultatin 2-1.

Spanja nesër do të përballet me përfaqësuesen e Kroacisë.

Para ndeshjes me Kroacinë, Enrique zbuloi se kush është futbollisti më i mirë në botë sipas tij.

“Nëse flasim rreth Kroacisë, atëherë do të flas për Modric dhe Rakitic, por nëse duhet të flasim se cili është futbollisti më i mirë në botë, ai është Lionel Messi. Ana e fortë e Kroacisë është se ata sulmojnë bashk si skuadër dhe mbrohen si skuadër”, ka thënë Enrique.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here