Gjimshiti pranë rinovimit me Atalantën

Berat Gjimshiti është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm tek Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar ishte i huazuar për dy vite me radhë nga klubi i famshëm italian.

Fillimisht Atalanta e huazoi tek Avellino në Serie B pastaj në Benevento edicionin e kaluar në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar ka treguar vetën me Beneventon në Serie A dhe Atalanta vendosi ta mbajë në skuadër.

Edhe përkundër disa ofertave të rëndësishme që erdhën për Gjimshitin, Atalanta vendosi t’i refuzoj pasi trajneri Gasperini po beson në shqiptarin.

Mediat italiane kanë raportuar se Atalanta ka filluar bisedimet për rinovimin e kontratës për Gjimshitin.

Kontrata aktuale e Gjimshitit me Atalantën skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe zi kaltërtit duan ta blindojnë atë.

Klubi italian i ka bërë gati kontratë të re deri në vitin 2023 Gjimshitit.

Me kontratën e re do të rritet edhe paga e lojtarit që aktualisht fiton 300 mijë euro në stinor.

Gjimshiti këtë edicion ka luajtur në tri ndeshjet e para në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here