Kaka transferon yllin brazilian te Milani!

Gjigantët europian janë duke monitoruar yllin e ri brazilian, Lucas Paqueta.

Paqueta po shkëlqen me fanellën e Flamengos dhe debutoi me përfaqësuesen e Brazilit.

Gjigantët europian kanë filluar garën për firmën e tij dhe nuk do të ishte befasi nëse Paqueta transferohet në Evropë qysh në janar.

Milan,PSG, Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuara për Paqueta, ndërsa mediat italiane raportojnë se Rosonerët janë në përparsi për shërbimet e tij.

Legjenda e Milanit, Kaka është takuar me Paquetan për ta bindur atë për tu transferuar te Milani.

Mediat italiane shkruajnë se pikërisht Kaka mund ta bind Paquetan që të transferohet në San Siro.

Mbetet ta shohim se cilën skuadër do ta zgjedhë braziliani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here