Lajm i keq për Southgate: Ylli i Anglisë braktis përfaqësuesen

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Dele Alli është largua nga kombëtarja e Anglisë dhe nuk do të luajë në miqësoren e së martës ndaj Zvicrës, si pasojë e një tërheqje muskulore.

Alli luajti për 90 minuta në humbjen 2-1 ndaj Spanjës, të shtunën në mbrëmje për UEFA Nations League.

Futbollisti ka pasur një shqetësim të vogël në kofshë, pas ndeshjes ndaj Spanjës dhe stafi mjekësor i luanëve vendosi se ai duhet të kthehet në klubin e Tottenham për të marrë trajtimin e duhur.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk ka preferuar të marrë asnjë zëvendësues, ndërsa mbetet në dyshim prania e futbollistit në ndeshjen e rëndësishme në fundjavën e Premier League mes Tottenham dhe Liverpool.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here