Rudiger: Mbappe nuk është në nivelin e Messit dhe Hazard

Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë dhe anëtari i Chelsea, Antonio Rudiger mendon se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Hazard vjen menjëherë pas tij.

Rudiger bëri komente pozitive edhe rreth Kylian Mbappe, por potencoi se francezi ende nuk është në nivelin e Messi dhe Hazard.

“Kylian Mbappe është një lojtarë i shpejtë. Për ta ndaluar atë duhet të punoni si skuadër, një lojtarë vështirë se mund ta ndalojë atë. Por për mua lojtari më i mirë në botë mbetet Lionel Messi dhe pas tij është Eden Hazard”, ka thënë Rudiger.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here