Shqipëria “bunker” ndaj Skocisë

Duket se me këtë ai ka pasur në plan ndryshime thelbësore. Nga formacioni 4-3-3 ndaj izraelitëve, Panucci ka ushtruar skemën me pesë mbrojtës në stërvitjet e fundit të kombëtares.

Në formacionin startues besohet se do të kthehet edhe Mërgim Mavraj, pasi në stërvitje, pesë lojtarët e repartit të fundit paraqiteshin Mavraj, Veseli, Gjimshiti ,Hysaj e Binaku, gjithnjë sipas “Panoramasport”.

Me këtë formacion do të sakrifikohet një mesfushorë,dhe mund të shohim edhe Balaj startues para gurit.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here