Tuchel rrëmben shënjestrën e Manchester United dhe City

Parizienët mund ti prishin planet e Manchester United dhe City.

Ruben Neves është lojtari i përfolur kohëve të fundit në Premier League.

Pas paraqitjeve të tij të mira, menjëherë filluan spekulimet se ai mund të transferohet te njëri nga klubet e qytetit të Manchesterit.

Megjithatë tani në skenë është shfaqur edhe PSG.

Parizienët do të mbeten pa Rabiot në fund të sezonit dhe është e qartë se Tuchel do ta kërkojë zëvendësuesin e tij.

Neves shihet si zëvendësuesi ideal i francezit dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here