Ditëve të fundit kanë filluar spekulimet se ish-portieri i Manchester United, Van der Sar do të rikthet në Old Trafford, por kësaj rradhe në postin e drejtorit.
Holandezi ka demantuar zërat për rikthimin e tij te Manchester United.
Djajtë e Kuq janë në kërkim të një drejtori të ri sportiv, pas merkatos së dështuar verore.
Megjithatë Van der Sar është shprehur se është i lumtur te Ajaxi dhe se rikthimi i tij në Old Trafford është pa sens.