“Dybala do të largohet nga Juventusi në janar”

Presidenti i Palermo-s, Maurizio Zamparini beson se sulmuesi Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në merkaton e janarit dhe shkaku është trajneri Massimiliano Allegri.

La Joya, e nisi aventurën në Serie A me Palermo-n, para se të bashkohej me Zonjën e Vjetër në verën e vitit 2015.

Ai ka qenë një lojtar tepër i rëndësishëm për bardhezinjtë në dy sezonet e fundit, por këtë sezon e ka nsiur keq, pasi në dy ndeshjet e fundit në kampionat ai ka qenë në stol dhe ish-presidenti i tij beson se ai do të vazhdojë. “Sa herë që qëndron në stol, më bën të qaj”, tha Zamparini për RMC Sport.

“Ai është në stol për shkak të Allegri-t. Allegri duhet të vijë në Palermo dhe të fitojë Scudetto-n (titullin), sepse është e lehtë të jesh fenomen me Juventusin. Dy vjet më parë i dërgova Dybala një mesazh dhe e këshillova që të shkonte në Spanjë, ku do të luante futboll dhe jo të qëndronte në Itali”, vazhdoi ai.

“Do të largohet, sepse Juventusi dëshiron të fitojë 120 milionë euro. Në janar unë mendoj se ai do të largohet, për në Spanjë. Ai ka oferta në Spanjë dhe Angli. Juventusi ka shumë kampionë dhe është e vështirë për të gjithë të luajë, por është patjetër një arsye për të qarë kur një fenomen si ai nuk luan”, shtoi Zamparini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here