Luka Modric ka pranuar se Kroacia nuk ishte as afër nivelit të saj të zakonshëm në humbjen 6:0 nga Spanja në Ligën e Kombeve.
Mesfushori ka thënë se humbja është vështirë të shpjegohet.
“Spanja është gjithmonë Spanjë por ne nuk ishim as afër nivelit që duhet të jemi”, deklaroi kapiteni i Kroacisë, përcjell “lajmi.net”.
“Rezultati është i vështirë të shpjegohet. Kemi luajtur mirë në 20 minutat e para, kishim dy-tri raste për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam”, shtoi ai.
“Pas golit të parë nga Spanja kemi bërë shumë gabime. Ia kemi bërë punën e lehtë Spanjës dhe ata janë ekip që ju ndëshkojnë”, theksoi Modric.