Merret vendimi i gjykatës për Hugo Lloris

Është marrë vendimi i gjykatës ditën e mërkurë për portierin e Tottenham Hugo Lloris, pasi u arrestua disa javë më parë, pas vërtetimit nga policia se po drejtonte automjetin e tij Porsche në gjendje të dehur.

Ai është dënuar me një gjobë monetare në vlerën e 50.000 paundëve si edhe me heqjen e të drejtës së drejtimit të automjetit për 20 muaj.

Kujtojmë se Lloris u zbuluan nga një kontroll rutinë i policisë rrugore në Londër, në dyfishin e normës së lejuar të gjendjes së alkolit në gjak. E ndërsa makina që drejtonte Porsche Panamera kushton 65.000 paund, 31 vjeçari do duhet të paguajë gati sa çmimi i makinës së tij gjobën e përcaktuar nga trupi gjykues.

Fakti se është një personazh me influencë në popullsi mund të ketë ndikuar në rritjen e gjobës deri në këtë masë, për të ndaluar ndikimin negativ tek qytetarët e Londrës.

Pyesni veten a do mund të ndodhte kjo edhe në Shqipëri?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here