Milan bën gati shpërblimin për Bonaventuran

bonaventura

Milan ka nisur bisedimet me Giacomo Bonaventurën për rinovimin e kontratës.

Kuqezinjtë pritet t’i ofrojnë mesfushorit një marrëveshje të re deri në qershor të vitit 2022.

Kontrata aktuale e 29-veçarit përfundon në vitin 2020, por duke parë interesimin e disa skuadrave për të, drejtuesit e Milanit kanë vendosur të blindojnë mesfushorin.

Bonaventura shihet si një lojtar tepër i rëndësishëm i ekipit të drejtuar nga Gennaro Gattuso, i aftë të luajë në disa pozicione të ndryshme të mesfushës, por edhe në ndihmë të sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here