Tevez: Ky është dallimi mes Messit dhe Ronaldos

Carlos Tevez ka luajtur dy sezone mjaft intensive me fanellën e Juventusin, duke fituar dy tituj kampion të Serisë A. Hyri në zemrat e tifozëve bardhezi, që tani janë të çmendur pas Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi argjentinas shpjegon diferencën mes Ronaldos dhe Messit, duke nxjerrë në pah përparësitë e tyre. Me “Pleshtin” ka qenë shok skuadre në përfaqësuese, ndërsa me luzitanin te Manchester United.

“Nuk e kam parë kurrë Messin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep.”

Shumë më i ndryshëm karakteri i Cristiano Ronaldos, sipas Tevezit.

“Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: si mund t’ia hedh këij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here