Barcelona ka gjetur një tjetër opsion: Katalanasit heqin dorë nga Pogba?

Në Kataloni do të mendohen mirë, Pogba është objektivi kryesorë, por kanë edhe një tjetër opsion.

Gjatë gjithë merkatos verore u përfol se Pogba do të transferohej në Camp Nou, por në fund francezit qëndroi te United pasiqë Djajtë e Kuq nuk e gjetën zëvendësuesin e tij.

Por paraqitjet e Saul Nigez së bashku me Sergio Busquets, do të jenë një shkak që Blaugranët të mendohen më mirë.

Barcelona ka opsion që ta transferojë Nigezin në rast se e paguan klauzolën e tij. Në rast se ndonjë klub ofron 150 milionë euro dhe Barcelona ofron shumën e njejtë, atëherë Katalanasit kanë përparsi.

Kjo marrëveshje mes Barcelonës dhe Atleticos është arritur kur David Villa u transferua te Madrilenët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here