Neroaxurët dëshirojnë shërbimet e dy sulmuesve të rinj.
Tottosport shkruan se Interi është i interesuar për shërbimet e Anthony Martial dhe Hirving Lozano.
Martial nuk bën pjesë në planet e Mourinhos, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe disa klube janë të interesuara për shërbimet e tij.
Lozano nga ana tjetër pas paraqitjeve të mira në Botërorin e Rusisë ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, ndërsa në garë për të tani është futur edhe Interi.