Manchester United dhe City duelojnë për portugezin, PSG e rrëmben atë?

Manchester United dhe City janë në garë për mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Siç raporton Calcio Mercato, skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për portugezin është PSG.

Ish mesfushori i Porto-s u transferua te Wolves sezonin e kaluar dhe ndihmoi skuadrën që të rikthehet në Premier League.

Neves ka vazhduar me paraqitjet e tij të mira edhe në sezonin e ri në Premier League dhe kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e disa gjigantëve.

Neves ka kontratë me Wolves deri në vitin 2023 dhe mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë me të pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here