Në Botëror ishte njëri nga më të mirët, ndërsa tani rrezikon pezullimin prej 4 vitesh

Në Botërorin e Rusisë shënoi disa gola spektakolarë

Lojtari i përfaqësueses së Rusisë dhe anëtari i Valencias, Denis Cheryshev është nën hetim nga komisioni anti-doping.

Ai ka përdorur një hormon që nuk lejohet, këtë e zbuloi babai i tij për opinionin, ndërsa Denis u mbrojt duke deklaruar se mediat ruse e kishin keqkuptuar deklaratën e babait të tij.

Në rast se një gjë e tillë konfirmohet, Cheryshev rrezikon pezullimi prej 4 vitesh.

Gjatë Botërorit të Rusisë, Cheryshev shënoi 4 gola dhe gjatë merkatos së verës u transferua nga Villareali te Valencia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here