Si e humbi Chelsea Mbappen kur ishte 13 vjeç

Ish-zbuluesi i talenteve te Chelsea Daniel Boga pretendon se mamaja e Kylian Mbappe ka qenë ajo që ka mbyllur negociatat për transferimin e të riut në Stamford Bridge më 2012.

Talenti francezi Mbappe është stërvitur te Blutë për një javë kur ishte 13 vjeç dhe luajti një ndeshje të rinjsh, duke i lënë një përshtypje të mirë trajnerëve për aftësitë sulmuese që kishte.

Por sipas Boga, klubi i Premier League nuk ishte i bindur nga puna e tij pa top dhe i kërkuar që të vinte përsëri në Londër për një tjetër provo, një kërkesë që është refuzuar nga Fayza Lamari.

“E solla në Londër bashkë me familjen” shprehet Boga për Goal. “Ai kishte aftësi të mëdha teknike, si tani. Ai luajti ndaj Charlton dhe fituam 7-0.

“Pas një jave te Chelsea, ne shkuam në zyrë. Aty i kërkuam që të bënte një tjetër provë dhe më pas do të shohim.

“Por mamaja e tij nuk donte dhe më tha ose ta merrnim tani ose do të vinin prapë pas pesë vitesh për ta blerë për 50 mln euro!”

Boga refuzoi t’i përkthente fjalët e mamasë së Mbappe drejtuesve të Chelsea-t, dhe shton: “Ai kishte shumë aftësi për në Angli pëlqehen lojtarë që punojnë shumë dhe kthehen në mbrojtje kur nuk kanë topin në zotërim, dhe gjatë asaj kohe ai nuk ishte i tillë.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here