Tottenham me dy mungesa të mëdha ndaj Liverpoolit

Menaxheri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka bërë të ditur se nuk do të ketë në dispozicion ndaj Liverpoolit dy yjet e skuadrës.

Spurs janë nikoqir të Liverpoolit të shtunën në Wembley, ndërsa në formacionin e Pochettinos do të mungojnë Lloris dhe Alli.

Francezi do të kryej kontrollime më të detajuara rreth lëndimit të tij, ndërsa Alli morri një lëndim me përfaqëusesen e Anglisë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të luajë as kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Pochettino gjithashtu konfirmoi se Llloris do të mbetet kapiteni i skuadrës edhe përkundër skandalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here