VAR do të testohet këtë fundjavë në Premier League

Teknologjia VAR për herë të parë do të testohet në Premier League në disa ndeshje. 

VAR do të testohet të shtunën në 5 ndeshje me fillim prej orës 1600.

Sezonin e kaluar VAR u testua në disa ndeshje me orar të ndryshëm, por tani nga Premier League dëshirojnë ta testojnë atë në ndeshjet me orarë të njejtë.

Të gjithë videoasistentët do të jenë në të njejtin vend, prej ku do ti ndjekin të gjitha ndeshjet.

Mes gjyqtarit të ndeshjes dhe asistentëve të VAR nuk do të ketë komunikim, pasiqë bëhet fjalë për test.

VAR ka filluar të aplikohet në Serie A, Bundeslig dhe La Liga, por Premier League mbetet ende pa të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here