Xhemaili zbulon arsyen e festimit me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës, Blerim Xhemaili për mediat italiane ka sqaruar arsyen e festimit me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen ndaj Serbisë.

Zvicra e mposhti Serbinë me rezultatin 2-1, ndërsa golashënues ishin pikërisht Xhaka dhe Shaqiri, të cilët festuan me shqiponjë.

Xhemaili për Corriere dello Sport zbuloi se Xhaka dhe Shaqiri festuan me shqiponjë për shkak të provokimit nga ana e ministrit serb.

“Unë asnjëherë nuk kam festuar me shqiponjë. Ndoshta Xhaka dhe Shaqiri nuk do ta bënin të njejtën në rast se ministri serb nuk do të provokonte me deklaratën e tij një ditë para ndeshjes në Kaliningrad”, deklaroi Xhemaili.

Xhemaili është i lindur në rrethinën e tetovës, por që në fëmijëri është shpërngulur në Zvicër.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here