Fitoi tituj me Interin, Ajaxin dhe Arsenalin, ndërsa tani i ka shpëtuar jetën 542 fëmijëve

Ish sulmuesi i Ajaxit, Interit dhe Arsenalit, Nwankwo Kanu bën të ditur se fondacioni i tij ka shpëtuar 542 fëmijë.

Kanu ka themeluar një fondacion për fëmijët me probleme në zemër dhe në një intervistë për Guardian ka zbuluar se fondacioni ka shpëtuar 542 fëmijë.

“Kemi shpëtuar 542 fëmijë dhe do të vazhdojmë me misionin tonë. Jemi lidhur me spitalet dhe kryejmë kontrollime dhe i dërgojmë fëmijët për operacion në shtete tjera. Qëllimi i fondacionit është që të ndërtojmë një spital për zemër në Afrikë”, ka deklaruar Kanu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here