Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ishte shumë i përfolur në merkaton e verës për një kalim të mundshëm te skuadra e Çelsit.
24-vjeçari ishte një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Sarri, dhe kur ai u larguar te Çelsi kërkoi që ta merrte me vete.
Ndërkohë në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” ka qenë agjenti i futbollistit, ai i cili ka rrëfyer prapaskenat e një marrëveshje që nuk u arrit kurrë.
“Ne ishim duke folur për rinovimin e Hysaj, gjatë periudhës së merkatos”- thotë filimisht Xhiufredi.
Pastaj ishte kërkesa e Sarrit, por ai “plagosi” vetveten. Unë ia kam shprehur mendimet e mia drejtorit sportiv të Napolit, Xhuntoli. Ata do të bëjnë reflektimet e tyre dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”