Lajm bombastik: Manchester United përgatit 110 milionë euro për yllin e Serie A

Sipas gazetës Ole, Mourinho dëshiron të përforcojë forcën e tij sulmuese dhe Manchester United dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit, Mauro Icardi, për këtë arsye.

25-vjeçari dhe kapiteni i zikaltërve shënoi 29 gola në 34 ndeshje të Seria A, sezonin e kaluar.

Manchester United do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit, e parashikuar në kontratë, prej 110 milionë eurosh, për ta marrë në Old Trafford”sulmuesin albiceleste.

Icardi u kthye në ekipin kombëtar argjentinas nga trajneri i përkohshëm, Scaloni, ndërkohë që Sampaoli vendosi të mos e thërrasë atë për Kupën e Botës në Rusi, duke marrë lojtarë si Aguero dhe Higuain.

Icardi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do ta përmirësonte shumë sulmin e Jose Mourinhos. Lukaku është 9 tjetër nën urdhërat e trajnerit portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here