Milan dhe Inter në garë për lojtarin e përfaqësueses së Italisë

Gjigantët e qytetit të Milanos, Milan dhe Inter janë në garë për lojtarin e talentuar italian, Nicolo Barella.

21-vjeçari i Cagillarit është për një kohë të gjatë në objektivat e Neroaxurëve, por tani Rosonerët do të tentojnë ta rrëmbejnë atë nga rivalët e tyre.

Barella njihet si një talent i madh në Itali, ndërsa stili i lojës së tij ngjason me atë të Nainggolan.

Cagillari për lirinë e tij kërkon 40 milionë euro, ndërsa klubet e Milanos do të tentojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here