Lionel Messi ka përjetuar njërin nga momentet më të këqija me kombëtaren e Argjentinës, pasi humbi finalen e dytë, kësaj here me penallti, ndaj Kilit.
Ishte Copa America në vitin 2016. Elvio Paolorosso, ish-ndihmësi i trajnerit Gerardo Martino në atë kohë, ka përshkruar momentin e vështirë që kaloi 10 në orët pas humbjes së dhimbshme.
“Situata pas finales së Copa América ishte me shumë dhimbje në dhomat e zhveshjes, por më e keqja erdhi më vonë, – kujton ai. – Ishte ora 02:00 e mëngjesit, pak a shumë. Shkoi në holl të hotelit dhe e gjej Leon vetëm, absolutisht vetëm, duke qarë si një fëmijë, që mund të kishte humbur nënën. Të gjithë ishin shtrirë, asnjë nuk e kishte vënë re, që të mund ta ngushëllonte. E përqafova dhe i kërkova të qeshnim pak të dy bashkë”.
Për ta mbyllur deklarimin e tij, njeriu që shoqëroi Tata Martinon edhe te Barcelona, mbrojti Messin duke thënë:“Unë e kisha Messin te Barcelona dhe tek Argjentina. Gjithçka që kam për të, janë vetëm fjalë mirënjohjeje. Ai gjithmonë ka bashkëpunuar mirë me ne, me shokët e skuadrës, madje vinte re edhe nëse topi ishte i fortë apo i butë”.