Rasti ‘Cheryshev’: Publikohet rezultati nga agjencia anti-doping

Agjencioni për anti-doping në Spanjë ka konfirmuar se rasti Cheryshev është mbyllur.

Denis Cheryshev është shpallur i pastër pas hetimit nga agjencia.

Cheryshev u hetua pas deklaratës së babait të tij, i cili në një intervistë kishte deklaruar se djali i tij kishte përdorur disa hormone për tu rikuperuar më shpejtë.

27-vjeçari ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Botërorin e Rusisë  duke shënuar 4 gola.

Cheryshev e ka publikuar rezultatin e agjencisë anti-doping në Twitter, ku dëshmohet se ai nuk ka përdorur substanca të palejuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here