Sarri: Liverpool dhe City do të luftojnë për titullin

Menaxheri i Chelsea, Maurizio Sarri nuk  e ka përfshirë skuadrën e tij në luftën për titullin në Premier League.

Chelsea e ka filluar sezonin shkëlqyeshëm duke regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para, mirëpo sipas italianit skuadra e tij nuk është e gatshme të luftojë për titullin.

“Për momentin mendoj se City dhe Liverpooli do të luftojnë për titullin. Ne kemi nevojë që të bëjmë edhe një tjetër hap që të jemi në të njejtin nivel. Shpresoj se e kam gabim, por për momentin ky është mendimi im”, ka deklaruar Sarri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here